Ranieri skanon “big”-ët e Serisë A: Inter njësoj si vjet, më pëlqen Milani

Klaudio Ranieri është gati për të nisur një aventurë të re dhe po pret të ulet në stolin e Sportingut të Lisbonës. Ai ka një pakt më Madeira Rodrigez dhe nëse ky i fundit shpallet fitues, trajneri italian do të jetë trajneri i ri i ekipit portugez. Ranieri ka bërë një analizë të ekipeve italianë në një prononcim për “Gazzetta dello Sport”.

Juventus – “Bardhezinjtë blenë Ronaldon për shumë shkaqe: lidership, forcë fizike, mentalitet dhe eksperiencë ndërkombëtare. Golat do të  vijnë për të, por i duhet pak kohë të njohë kampionatin.”

Inter – “Më duket se po shfaqin përsëri problemet e sezonit të kaluar. I takon Spaletit t’i zgjidhë. Pjesa e parë me Torinon ishte e mrekullueshme, por pastaj ndryshoi gjithçka. Modriç me siguri do t’u jepte rrjedhshmëri aksioneve. Nuk i di detajet e operacionit, por kam përshtypjen se përqendrimi i tepërt në blerjen e tij përjashtoi mundësinë e gjetjes së një alternative tjetër.”

Milan – “Milani më pëlqen shumë, por më pëlqen më shumë Gatuzo me grintën e tij dhe organizimin taktik. Ai ka nevojë vetëm për pak kohë. Kuqezinjtë do të bëjnë një sezon të madh dhe tani ekziston një shoqëri solide dhe janë kthyer në bazë ish-lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare.”

Roma – “Më vjen keq që Strotman u largua, sepse ishte bërë një romanist brenda tij. Por, mbi të gjitha, sepse ai i përket asaj kategorie lojtarësh që nuk duhet t’i humbësh kurrë. Kevin ishte një simbol, një pikë referimi dhe një profesionist ekzemplar. Nuk i hyj çështjes së biznesit, por në aspektin teknik, nuk e humbisja kurrë një lojtar si ai.”

Napoli – “Përmbysja që bënë me Milanin ishte e jashtëzakonshme. Vetëm një skuadër e vërtetë e kthen rezultatin nga 0-2 në 3-2 brenda një pjesë loje. Ançeloti është një garanci. Ai e mban shumë mirë ekuilibrin e ekipit dhe në futbollin modern kjo është një cilësi e çmuar”, përfundon italiani 66-vjeçar, i cili në vitin 2016, mahniti botën e futbollit duke fituar Premier Ligën me Lester Sitin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online