Autografe dhe titullar, ç’ndodh me “belgun” Abazaj

Kristal Abazaj është në pritje të debutimit me ekipin e Anderlehtit. Deri më tani stafi teknik nuk e ka preferuar sulmuesin anësor, për të cilin klubi belg ka paguar te Skënderbeu shumën e 750 mijë eurove. Gjithsesi me rëndësi është që ish-lojtari i Luftëtarit nuk ka ndonjë dëmtim.

Së fundmi ai ka luajtur ditën e djeshme me ekipin e dytë, që ka mundur Gentin me rezultatin e ngushtë 2-1. Abazaj, së bashku me disa lojtarë të tjerë të ekipit të parë, janë aktivizuar, në mënyrë që të kenë ritmin e duhur.

Veç kësaj, Anderlehti ka përzgjedhur sulmuesin anësor për të qenë i pranishëm në “Fan Shop” për të dhënë autografe dhe për të bërë fotografi me fansat. Abazaj nga pra 13:00 deri në orën 14:00 do të jetë së bashku me Sebastian Bornauv dhe Noulixh Musona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online