Ramsej kryen vizitat mjekësore, Juventusi ka një plan për të

Firma e Aron Ramsej me Juventusin do të vijë pas finales së Superkupës kundër Milanit, që zhvillohet të mërkurën. Uellsiani, të cilit i përfundon në verë kontrata me Arsenalin, ka arritur akordin për të firmosur për pesë vite me bardhezinjtë me një rrogë prej 6.5 milionë eurosh në sezon.

Gjatë ditës së djeshme, mesfushori kreu vizitat e para mjekësore, ndërsa Juventusi ka një plan për lojtarin. Klubi italian nuk dëshiron të presë fundin e sezonit dhe po insiston ta ofrojë Ramsejn në Torino që në këtë seksion merkato, me vetë lojtarin që dëshiron të aktivizohet në Champions që këtë sezon me ekipin e ri.

Arsenali ka ulur pretendimet e tij dhe, siç raportojnë mediat italiane, kërkon diçka më pak se 20 milionë euro për ta lënë të lirë menjëherë 28-vjeçarin. Unai Emeri po bëhet pengesë, pasi kërkon ta mbajë deri në fund të sezonit Ramsejn, ndërsa “topçinjtë” po punojnë për të arritur marrëveshjen me Denis Suarez të Barcelonës për ta zëvendësuar lojtarin e ri të Juventusit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online