Ylber Ramadani debutoi me gol në ndeshjen e tij të parë zyrtare me kombëtaren shqiptare. Mesfushori nga Ferizaj foli në përfundim të takimit për “RTSH”, ku zbuloi një bisedë interesante me trajnerin Edi Reja.
“I falënderoj të gjithë, trajnerin, lojtarët dhe publikun. As në ëndërr nuk e kisha menduar këtë gol. Të jem i sinqertë nuk e prisja të isha në formacion. Sot në mëngjes trajneri më takoi dhe më tha: “A je gati? Gjithmonë gati i thashë”.
GOLI –“Nuk mendova për të gjuajtur topin. Thjesht e mora për ta lëvizur më pas pashë një hapësirë dhe provova goditjen”,
E ARDHMJA – “Për të ardhmen time mendon menaxheri im. Tani kam nevojë për pak pushime”.
Kur do Ta kuptojne keta lojtare qe nuk perfaqesohet nje komb Europian duke pare nga Meka?!!!