Ramadani: Më kërkuan edhe jashtë Shqipërisë

Behar Ramadani  ka qenë një ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet e Superiores gjatë merkato së dimrit.  Megjithatë kontrata e mesfushorit shkodran me Luftëtarin u bë pengesë. Këtë gjë futbollisti e pranoi në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

GJENDJA TE LUFTËTARI – “Kemi pasur shumë firo këtë periudhë. Na kanë ikur lojtarë shumë të rëndësishëm si Rroca e Shkurtaj, mungesa e të cilëve do ndihet shumë, të paktën deri kur klubi të sjellë ato afrime që na janë premtuar”.

INTERES NGA KLUBET E TJERA ? – “Është normale që në periudhë merkatoje të ketë interes. Për mua janë interesuar disa klube në Superiore, por edhe nga kampionate afër Shqipërisë. Biseduam me drejtuesit, por nuk u bë i mundur transferimi. Në fund të sezonit do të ulemi e do të diskutojmë për të ardhmen”.

MBIJETESA – “Besoj se këtë vit do të jetë një luftuar shumë e fortë. Jemi katër ekipe që luftojmë. Ndoshta vetëm Tirana mund të veçohet, pasi është një ekip më i kompletuar”.

PRITSHMËRITË NË FILLIM TË SEZONIT – “U nisëm për të bërë gjëra të mëdha si në sezonin e kaluar. Faji u takon të gjithëve. Kurrë nuk e kisha menduar se do të ishim në këtë gjendje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online