Rama: Skënderbeu e meritoi, humbja nuk është fundi i botës

Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama ka folur para gazetarëve në përfundim të takimit ndaj Skënderbeut. Zyrtari i lartë i klubit kryeqytetas tha se kundërshtari e meritoi fitoren, por humbja nuk e shqetëson shumë atë, pasi kampionati është i gjatë.

NDESHJA – “Nuk më shqetëson sepse kemi një kampionat të gjatë, prisja një lojë më të mirë. Skënderbeu ishte vendosur më mirë në fushë dhe e meritoi”.

PROJEKTI – “Nuk është vetëm projekti im, por i Partizanit, jo vetëm për këtë ndeshje, për kampionatin dhe për më gjatë”.

DËNIMI I TRASHIT – “Uroj të ndikojë për mirë në të ardhmen”.

TITULLI – “Jemi në vendin e  dytë apo jo. E kam thënë gjithnjë, më intereson që lojtarët të njihen me njëri-tjetrin, të zhvillojmë lojëra të mira dhe rezultate do të vijën dhe jam i sigurt për këtë. Humbja të ndihmon që të rritesh si ekip, nuk është fundi i botës. Duhet të bëhemi më të fortë”.

FJALIMI NË DHOMAT NE ZHVESHJES – “Trajneri ka eksperiencë, ka qenë në këto pozita më parë dh u foli shumë saktë.

RIKTHIMI I TRASHIT – “Normaliteti është që lojtarët të kuptojnë përgjegjësitë e tyre. Trashi është një lojtar i rëndësishëm për kampionatin shqiptar. Unë kam sponsorizuar personalisht edhe për ekipin kombëtar pasi e meriton. Ky është proces rritje për të në aspektin sportiv”.

/VLADIMIR PRENGA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *