Rama “fshin” Skënderbeun dhe hap merkaton: Asani? Kush e do, “bujrum”!

Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ka folur për shumë çështje. “Skënderbeu në vitet e fundit ka qenë një model punë në këtë realitet. Kanë ditur të ndërtojnë me kujdes një skuadër që shkoi deri në grupet e Europa League. Megjithatë, Partizani është një klub shumë i madh dhe objektivi jonë është të tejkalojmë ato që bëri Skënderbeu. Detyra kryesore për të ardhmen është ndërtimi i atij kompleksi, prej të cilit Partizani do të ketë mundësinë të furnizohet me lojtarë”.

“Ai Partizan ka pasur lojtarë shumë të mirë, Alban Hoxha, Fejzullahu dhe një lojtar cilësor si Felipe. Ishte edhe Ekuban, një lojtar që duhet shumë fat për ta sjellë në Shqipëri. Ky Partizan ka më shumë qetësi. Kemi më shumë soliditet në qendër të mbrojtjes. Lojarë si Telushi po luajnë në nivele të larta, ndërkohë kemi edhe talente të tjerë si Mala e Bardhi”.

“Nga eksperienca ime, nëse nuk ke një ekip të fortë për kualifikueset, përfitimet financiare nuk justifikojnë shpenzimet e tjera që sjellin këto lloj ndeshjesh. Ke shpenzime që kanë lidhje me fazën përgatitoren, akomodimin, transportin e të tjera”.

“Gega ndërtoi bazat që herët. Nuk e di sa i mbani mend ndeshjet e Europa League me Mariborin, por që atëherë krijoi besimin tek ekipi se do t’ia dilte. Me kalimin e kohës performanca e skuadrës u rrit. Nuk harroj as të falënderoj dhe pjesën tjetër të stafit, Mehmetin, Sakonen etj”.

“Asani është një lojtar që ka potencial të madh. Duhet të rritet pak në disa gjëra. Ai është lojtar i Partizanit dhe kushdo që e kërkon duhet të ulet me ne për të biseduar. Ka disa lojtarë të Partizanit që janë në radarët e klubeve të huaja”.

“Eliminimi nga Luftëtari në Kupë? Ishte një gozhdë për ne eliminimi nga Kupa. Ishte një përgjumje. E interpretuam mirë ndeshjen e parë, që e humbëm në 10 minutat e fundit kur u shpërqendruam. Në Gjirokastër ishte edhe më e vështirë pastaj”.

One thought on “Rama “fshin” Skënderbeun dhe hap merkaton: Asani? Kush e do, “bujrum”!

  1. partizmami nje ekip –lecke–me te cilin do te fshijne kepucet te gjithe ne champions.- me ata lojtare qe ka do pjerdhe ne uje – jo nga bytha -por -nga -goja-,sdo kete nme 11 metrsha te falur me urdher partie alla erion-brce–do ti dale kallaji shpejt SKENDERBEUN SKANE PER TA ARITUR KURRE –ME PORDHE KURVASH NEN ekip partizmmomii I mission -erionito bracevskit- do ta mbaje sallamin gjithmone nga pas- ..

Leave a Reply to KLOSS Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *