Kukësi ka udhëtuar sot drejt Maqedonisë për të kryer fazën e dytë përgatitore. Gjatë këtyre ditëve të fundit, ka pasur shumë zhvillime në kampin verilindor, që nga ardhjet dhe largimet e lojtarëve, deri në fillimin e punimeve të stadiumit të ri.
Presidenti Gjici mori dhe kreun e bashkisë së Kukësit dhe stadiumi është premtuar për 15 muaj. Javën e shkuar, Kukësi kreu disa seanca stërvitore në Shqipëri, ku u pa dhe një fytyrë e re. Ai ishte mesfushori Armend Çajani.
Flitej se 21-vjeçari ishte në ditë prove te nënkampionët e Shqipërisë, por siç raporton “infosport.mk”, ai ka nënshkruar sot kontratë me Kukësin, duke u bërë zyrtarisht lojtar i bluve.
Por nuk ka vetëm lajme të mira në kampin kuksian, pasi dy nga lojtarët kryesorë të skuadrës nuk i janë bashkuar ekipit. Bëhet fjale për Valdet Ramën dhe Ardian Cuculin, e ardhmja e të cilëve është ende një dilemë.