Raiola: Pogba nuk është në shitje!

Mino Raiola njihet si një ndër menaxherët më të mëdhenj, kjo për faktin se me të bashkëpunojnë apo kanë bashkëpunuar yje të futbollit botëror. Një prej tyre është dhe Pol Pogba. Mesfushori francez u përfol shumë për një largim nga Mançester Junatit në verë, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Situata shkoi keq që pas atij momentit, pasi Pogba u përplas me trajnerin Murinjo. Kjo situatë i shton zërat se në janar 25-vjeçari mund të lërë Mançesterin, kjo sepse Barcelona po e pret krahëhapur. Gjithsesi, gjërat mund të mos shkojnë sipas pritshmërive, kjo për faktin se menaxheri i tij ka deklaruar së fundmi se Pogba nuk është në treg.

Raiola nuk ka komentuar gjatë, por ai ka theksuar se pavarësisht situatës ku ndodhet klienti i tij ai nuk është në tregun e transferimeve. Normalisht që Murinjo e sheh stolin të lëkundet dhe nëse portugezi largohet atëherë mesfushori mund të qëndrojë dhe më gjatë, por kjo deklaratë lë shumë vend për interpretim: “Nuk preferoj të flas për të. Pogba po kalon një moment të vështirë, por nuk është në shitje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online