Qetësohet Ançeloti, Napoli vlerëson “yllin” e ekipit

Napoli do të presë Xhenoan në shtëpi nesër, ndërsa të enjtën zhvillohet në Angli ndeshja e parë kundër Arsenalit në Ligën e Europës. Kalidu Kulibali është një nga mbrojtësit më të fortë në botë dhe është normale që të ketë shumë interes për të.

Oferta të shumta kanë mbërritur për senegalezin, por Napoli nuk ka ndërmend të marrë parasysh asnjë prej tyre.

Të paktën deri në vitin 2020. “Muri” i repartit difensiv rinovoi deri në vitin 2023, por klauzola e largimit prej 150 milionë eurosh aktivizohet në fund të sezonit të ardhshëm.

Sipas raportimeve të “Rai Sport”, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i dyfishojnë rrogën Kulibalisë. Ai përfiton 3.5 milionë euro në sezon, ndërsa tashmë do të përfitojë 7 të tilla. Një lajm i mirë për Karlo Ançelotin, i cili do e ketë në dispozicion 27-vjeçarin, të paktën deri në fund të sezonit të ardhshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online