Pas ka bërë gjithçka mirë në katër javët e para në Seria A, Juventusi po përgatitet për ndeshjen e parë në Champions League. Ditën e djeshme u njoftua se Paolo Dibala rrezikon që të humbasë ndeshjen me Valencian, por sot ka dalë përgjigja përfundimtare.
Sulmuesi argjentinas do të jetë i gatshëm për trajnerin Masimiliano Alegri, i cili do të ketë në dispozicion një prej lojtarëve që ka spikatur më së shumti tek bardhezinjë. Sot, sulmuesi është stërvitur rregullisht me skuadrën dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim.
Dibala nuk ka qenë shumë në qendër të vëmendjes që pas ardhjes së Kristiano Ronaldo, madje dhe minuta për të kanë qenë të reduktuara, por sërish mbete një prej lojtarëve me më shumë kualitet që ka Juventusi. Tani i mbetet trajnerit Alegri që të vendosë nëse do i japë minuta Dibalës, apo do të vijojë që të besojë sërish tek Manxhukiç.