A mund të derbi ky i Mançesterit? Fotot flasin vetë!

Derbi i Mançesterit shihet si një nga ndeshjet më të rivalizuara ne Angli. Sukseset e shumta të Mançester Sitit vitet e fundit kanë bërë që ky rivalitet të shtohet akoma më shumë. Gjithashtu vlen për t’u përmendur edhe fakti që në krye te skuadrave janë dy emra që kanë bërë epokë në fushën e trajnimit: Zhose Murinjo dhe Pep Guardiola.

Derbi i parë për këtë sezon do të luhet me 11 nëntor në fushën e djemve të Guardiolës, por fryma që qëndron në lojtarët e të dy kampeve duket se është miqësore.

Mbrëmjen e së dielës mesa duket disa nga lojtarët e dy ekipeve rivalë kanë darkuar së bashku si dhe kanë kaluar kohë në shoqëri të njëri tjetrit. Pogba, Martial, Lindelof, Mendi apo dhe Mahrez janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit mbrëmë në Mançester.

Pol Pogba dhe Benxhamin Mendi njihen për miqësinë e ngushtë që kanë me njëri tjetrin, ku këtë verë u kurorëzuan dhe si kampionë bote. Gjithashtu Mahrez ka një të kaluar në Francë, ku ka luajtur për Le Havre së bashku me Mendi.

Klima deri tani në Mançester duket se është miqësore, por deri në muajin nëntor që përkon dhe me sfidën që do të luhet mes dy ekipeve mbetet për t’u parë se sa do të vijojë kjo klimë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online