Qetësohen te Partizani, Hoxha bashkohet me kombëtaren

Alban Hoxha, kapiteni i Partizanit, pati probleme në ndeshjen e fundit me Laçin. Portieri i të kuqve pati ankesa për shkak të problemeve me gjurin. Vetë trajneri Skënder Gega e pranoi diçka të tillë dhe u shpreh se shpreson shumë që të rikuperohet në kohë.

“Albani kishte shqetësime para ndeshjes, edhe gjatë stërvitjes. U ankua gjatë ndeshjes disa herë dhe gjatë pushimit. E rëndësishme është që ia doli të luante 90 minuta dhe shpresoj të rikuperohet sa më shpejt”.

“E penalizon fakti që do jetë në kombëtare, edhe herën e parë erdhi i dëmtuar? Në kombëtare ai nuk thirret për t’u dëmtuar, por për t’u shpërblyer dhe për t’i dhënë atë që meriton. Është një nga portierët më të mirë në kampionat. Edhe te kombëtarja ka doktorë, do interesohen dhe kujdesen për të njëlloj si klubi. Shpresoj të kthehet 100%.”, tha Gega pas ndeshjes me Laçin.

Por ditën e djeshme portieri i Partizanit është paraqitur në resortin “Tropikal”, ku edhe do të grumbullohet kombëtarja për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin. Një provë se nuk ka ndonjë gjë shqetësuese për Hoxhën, i cili në grumbullimin e fundit me kuqezinjtë pati një tërheqje të ligamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *