“Qenka bosh”: Karrager e Nevil, çfarë thumbi për Sitin!

Mançester Siti u ndesh dje me Lester Sitin, në një sfidë mjaft të rëndësishme për fatet e titullit kampion në Angli dhe ë stadium ishin edhe dy analistët e Sky Sports, Xhemi Karrager e Geri Nevil.

I pari është legjendë e Liverpulit dhe i dyti i Mançester Junajtid, ndaj natyrisht vizita në Etihad nuk ishte ëndrra e tyre në punën që bëjnë.

Gjithsesi, dy ish-futbollistët e famshëm gjetën mënyrën për ta bërë interesante xhiron nëpër stadium para ndeshjes. Nevil, me telefon në dorë, filmonte veten dhe Karrager, duke u vërdallisur nëpër Etihad, derisa përpara u doli “Salloni i Legjendave”.

Ishte rasti perfekt për t’u tallur pak me Sitin, sepse në sfond dëgjohet Karrager që thotë: “Geri, këtu qenka salla e legjendave”.

Nevil u tregoi shikuesve në video, duke qenë live në Instagram: “Shihni, ky është salloni i legjendave”.

Ndërkaq, nga larg Karrager lëshoi thumbin epik: “Qenka bosh!“.

Gati t’ia plaste të qeshurit, Nevil dëgjohet duke thënë emrat e Stiv Lomas dhe Georgi Kinkladze, dy lojtarë të preferuar nga tifozët e Sitit para epokës së sheikëve.

Natyrisht, kaq u desh që videoja të bënte xhiron e internetit, me komente pa fund, herë duke ngritur në qiell dyshen fantastike të Sky e herë duke i sharë, natyrisht sharjet nga tifozët e Sitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online