Qeleshe e çifteli, Gjici ruan traditat në drekën zyrtare

Siç ndodh zakonisht, para ndeshjeve të Champions League dhe Europa League, drejtuesit e klubeve drekojnë ose darkojnë së bashku, ndërkohë që nuk mungojnë as dhuratat simbolike mes palëve. Kukësi pret Karabakun sot prej orës 19:00. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka bërë dhuratat e rastit: një çifteli dhe qeleshe. Njëjtë veproi edhe me maltezët e Valetës, të cilët u eliminuan nga verilindorët falë një goli të shënuar në fushë kundërshtare.

“Momente nga dreka zyrtare e delegacioneve të Kukësit me Qarabakut, ku i pranishëm ishte dhe delegati i Uefa-s, z. Roy Cathcart.

Në një nga restorantet tradicionale të Shkodrës i dhurova një çifteli, instrumentin karakteristik të folklorit të Kukësit, si dhe një qeleshe, delegatit të Uefa-s, si dhe delegacionit të Qarabagut.

Ndeshja mes FK Kukësi vs Qarabag FK është e vlefshme për eliminatoret e Champions League dhe do të luhet sonte në ora 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës”, shkruan Gjici në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online