Puna e mirë e Piolit, Fiorentina gati rinovimin me trajnerin

Fiorentina ka bërë një nisje shumë të mirë në kampionat dhe renditet në vendin e tretë pas javës së shtatë. Djem të rinj të talentuar, futboll i bukur dhe rezultate. Dy humbjet kanë ardhur përballë ekipeve si Napoli dhe Inter, ndërsa Stefano Pioli zotëron ekipin me moshën më të re në pesë kampionatet kryesore të futbollit Europian me një moshë mesatare prej 23.79 vjeç.

Një gjë e tillë ka rritur entuziazmin në Firence, ndërsa drejtuesit e klubit kanë vendosur të shpërblejnë punën e mirë të Stefano Piolit. 53-vjeçarit i skadon kontrata me ekipin “Vjollcë” në fundin e sezonit, por klubi ka vendosur të rinovojë dhe për një vit tjetër.

Bruno Satin, menaxheri i trajnerit, është takuar me drejtuesit e klubit dhe kanë diskutuar për detajet e rinovimit. Pioli e mirëpret një vlerësim të tillë, por mendja e tij është tek ndeshja me Lacion, që do të zhvillohet në “Olimpico” të dielën në orën 15:00.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online