Mundësia e trajnimit të Barcelonës, Ksavi sqaron gjithçka

Ksavi, ish mesfushori i famshëm i Barcelonës, aktivizohet në Katar me ekipin e Al Sad prej verës së vitit 2015. 38-vjeçari ka komentuar për “Sport” zërat që e shohin si trajner i Barcelonës në të ardhmen.

Mesfushori ka sqaruar situatën e tij dhe pranon faktin që nuk është akoma gati, por së shpejti do të marrë licencën e trajnerit dhe në të ardhmen mund të ndodhë gjithçka.

Për momentin mund të trajnoj vetëm në vende të vogla, por vitin e ardhshëm shpresoj të marr licencën UEFA Pro për të patur mundësinë të trajnuar çdo ekip. Siç ndodhte kur luaja, njerëzit presin prej meje gjëra përpara kohe, siç kur më thanë se do të bëhesha Guardiola i ri. Nuk jam akoma gati për të drejtuar Barcelonën, duhet të kem dhe të kemi të gjithë durim”, përfundon spanjolli Ksavi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online