Psikologu Murinjo: Trajnoj djem të llastuar dhe të papjekur, sot njerëzit piqen ngadalë!

0

Zhoze Murinjo është një trajner që nuk përton kurrë të thotë mendimin e tij. Origjinal, inteligjent, i drejtpërdrejtë dhe pa “mëshirë”. Trajnerit i pëlqen të bëjë lojëra psikologjike, është një nga pikat më të forta të tij dhe portugezi i stolit të Junajtid ka thumbuar katër lojtarë të skuadrës së tij.

Në një prononcim për “The Mirror”, Murinjo shigjeton lojtarët për mungesë pjekurie dhe personaliteti. Kohët kanë ndryshuar dhe sot ka më shumë djem të llastuar e më pak burra.

Kanë mungesë pjekurie dhe më lejoni të jem i qartë kur them pjekuri, e kam për pjekurinë në aspektin personal. Më parë ishim më burra, më të pjekur, më të përgatitur për jetën, ishim më pak të mbrojtur. Tani janë fëmijë të llastuar, djemtë e sotëm kanë një jetë ndryshe, një ambient më të qetë dhe flas për njerëzit që jetojnë afër futbollistëve. Këto tipa u japin atyre shumë dashuri dhe shumë justifikime. Njerëzit piqen shumë më ngadalë sot.”

Trajneri i “Djajve të Kuq” tregohet më i qartë, duke zbuluar se për kë e ka fjalën. Shou, Marsial, Lingard dhe Rashford. Të gjithë të rinj dhe të talentuar, por më defekte në aspektin njerëzor.

Luk Shou ka një potencial të madh, por nuk di të sillet. Potencial i madh, po, për momentin vetëm potencial i madh. Po flas për Luk Shou, Marsial, Lingard dhe Rashford. Të gjithë të rinj, me një potencial të madh, por në fund të ditës të gjithë e gjitha përkthehet në një fjalë, që nuk dua ta them, por që e përdorim shumë këtu… Le të themi se kanë mungesë karakteri dhe personaliteti. Po, atyre iu mungon“, përfundon Zhoze Murinjo.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.