PSG zgjohet, fiton betejën e të rinjve kundër Atletikos

PSG e Atletiko e Madridit kanë luajtur miqësoren e radhës në turneun International Champions Cup dhe këtë radhë francezët kanë reaguar, duke fituar 3-2, pas dy humbjesh të pastra kundër Bajernit dhe Arsenalit.

Në fakt, është një PSG që nuk ka lidhje me atë të vërtetin, që do të shohim sezonin e ardhshëm, sepse edhe sot luajtën të rinj pa fund, aq sa nuk kuptohet realisht qëllimi i këtyre miqësoreve, përveç anës financiare natyrisht.

Trap në portë, apo Kurzaua, Verrati e Di Maria, ishin emrat e njohur që iu shtuan skuadrës, por në 23 lojtarë që provuan fushën, mbi 70% ishin nën 21 vjeç dhe thuajse asnjëherë pjesë e ekipit të parë.

Në krahun tjetër, Atletico ishte në të njëjtën situatë, por kishte vetëm 9 lojtarë në stol. Sulmi ishte shumë cilësor në letër, me Korrea, Gameiro e Vieto, por sa për meritë të portierit Trap, ashtu edhe për paqartësi të tyre, goli nuk doli deri në minutën e 75-të, kur Viktor Mojeho gjeti golin e parë madrilen.

Më herët PSG kishte shënuar me Nkunku në pjesën e parë dhe Diabi në mesin e pjesës së dytë, para se në 11 minuta Atletiko të shënonte dy golat e saj, i dyti me autogol nga Bernede.

Gjithsesi, më minutën e 92-të sulmuesi 18-vjeçar Postolaçi siguroi fitoren e parë të PSG-së këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online