Karakaçi lojtar i lirë, ekipi i ri çështje ditësh

Kastrioti u ngjit në Superiore dhe sezonin e shkuar për këtë arritje dha kontribut edhe mesfushori Abaz Karakaçi. Futbollisti 25-vjeçar ishte një nga shkodranët e afruar në verë. Pas nje eksperiencë në Lezhë me Besëlidhjen ai u rikthyer në Krujë, ndërkohë që me mbylljen e kampionatit e mbylli bashkëpunimin me Kastriotin.

Tashmë Karakaçi është lojtar i lirë dhe po mendohet për të ardhmen. Sigurisht dëshira është që të luajë në Superiore, ku edhe ka luajtur me parë me fanellën e Vllaznisë, Apolonisë dhe Tërbunit. Shkodrani ka eksperiencë të madhe në vendin tonë.

Në të Parën është aktivizuar edhe me Partizanin, Adën, Butrintin dhe Luftëtarin. Gjatë kësaj periudhe në drejtim të tij ka pasur disa oferta, por ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Gjithsesi ditët kalojnë dhe së shpejti Karakaçi do të ndajë mendjen për ekipin e tij të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online