PSG zgjidh një problem, vjen firma e radhës

Drejtuesit e klubit të PSG-së kanë përfunduar negociatat për rinovimin e kontratës së sulmuesit Angel Di Maria. Argjentinasit i mbaronte kontrata e mëparshme në fund të këtij sezoni dhe qarkullonin zëra se ai mund të vendoste të provonte një eksperiencë në kampionatin kinez, ku ofertat kanë qenë shumë të majme.

Sipas “L’Equipe, Di Maria ka firmosur një rinovim që do ta mbajë në Paris deri në qershorin e 2021-shit. 30-vjeçari u ble nga kampionët e Francës tri vite më parë për shumën e 63 milionë eurove nga Mançester Junajtid.

Në të tri sezonet e mëparshme, Di Maria, ka qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e parisienëve, por afrimi i Nejmar dhe Mbape ka bërë që argjentinasi të ketë më pak minuta nëpër këmbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online