Agolli: Krenar që përfaqësoj vlerat e kombit shqiptar

Një prej yjeve të sportit shqiptar dhe një shembull për t’u ndjekur nga brezat e rinj. Ansi Agolli është shmbulli i talentit, punës, sakrificës dhe profesionalizmit. Mbrojtësi u vlerësua me çmimin e nderit në ceremoninë e Ambasadorëve të Sportit Shqiptar.

“Jam shumë i lumtur që mora çmimin e nderit të Albanian Sports Ambassador. Jam krenar të përfaqësoj çdo ditë vlerat e Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, shkruante Agolli në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

“Gëzimi është edhe më i madh kur çmimin e dorëzon ish-trajneri De Biasi, një njeri që ka bërë shumë për lartësimin e imazhit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht, impenjimet sportive nuk më lejuan të isha i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve”.

Çmimi u tërhoq nga nëna e futbollistit 35-vjeçar. Ansi Agolli mbetet një prej figurave më të rëndësishme të Kombëtares kuqezi, pavarësisht se trajneri Panuçi nuk e aktivizoi në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Skocisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online