Humbja e PSG përballë Mançester Junajtid me rezultatin 3-1 në “Parc des Princes” i dhuroi ekipit anglez një kualifikim të jashtëzakonshëm. Zemërim dhe trishtim i madh në kampin francez, me ekipin e Tuhel që nuk shfrytëzoi avantazhin 2-0 të ndeshjes së parë.
Ndërsa të gjithë vuanin humbjen kundër ekipit të Solskjaerit, Adrien Rabio dëfrehej në një klub nate të kryeqytetit francez. Mesfushori dukej në formë dhe as që i interesonte rezultati i shokëve.
23-vjeçarit i përfundon kontrata me PSG në fund të sezonit dhe ai pritet të largohet drejt Barcelonës, Liverpulit ose Mançester Junajtid. Rabio nuk zhvillon një ndeshje me ekipin që nga dhjetori i kaluar.
Përveç festës në një moment të papërshtatshëm, francezi ka pëlqyer edhe një video të Patris Evra, aty ku ish-mbrojtësi po festonte me Pol Pogba triumfin e madh anglez.
Klubi i PSG ka marrë masa ndaj lojtarit dhe ka vendosur ta pezullojë Rabio deri me datë 27 mars. Raportet mes palëve janë prishur prej kohësh, por dy veprimet e fundit të mesfushorit: festa në natën e eliminimit dhe pëlqimi i videos së Evrasë kanë detyruar drejtuesit e PSG të marrin këtë vendim.
? Rabiot, de fiesta tras la eliminación del PSG de la Champions.
? En el vídeo se ve al francés junto a un amigo, Isaac Haddad.
? Están en una fiesta en el club Tam Tam de París pic.twitter.com/96RD1X74Lo— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) March 7, 2019
Adrien Rabiot ‘suspended until March 27’ by PSG for nightclub visit and social media activity after defeat to Man Utd https://t.co/KagVAkA8Gt pic.twitter.com/tblD1x74kF
— Mirror Football (@MirrorFootball) March 15, 2019