PSG nuk e vret mendjen për UEFA-n, rrëmben kampionin e Shalkes

PSG sapo i ka paguar 135 milionë euro Monakos për blerjen përfundimtare të Kilian Mbapesë, por nuk ndalet në merkato, duke mos u shqetësuar nga paralajmërimet dhe hetimet e UEFA-s për shkelje të rregullave të Fair-play financiar.

Klubi francez sapo ka blerë mbrojtësin e talentuar Thilo Kerer nga Shalke, raporton Sport Bild.

Mbrojtësi, i cili luan zakonisht në qendër të mbrojtjes, i ka kushtuar PSG-së 37 milionë euro, pasi Shalke refuzoi çdo ofertë tjetër dhe ishte gati të rinovonte deri në 2022 me kampionin e Europës me Gjermaninë U-21, i cili ka kontratë deri verën e ardhshme te Shalke, ku luan prej vitit 2013 dhe sezonin e fundit ishte ndër yjet e Bundesligës.

Me këtë përforcim, PSG heq dorë nga Zherom Boateng, që në këtë mënyrë mbetet te Bajerni, sepse merkatoja në Angli është mbyllur.

Ndërkaq, paratë e shpenzuara për Kerer PSG do t’i nxjerrë nga shitja e sulmuesit portugez Guedesh. Ky i fundit do të shkojë te Valencia, që do të paguajë thuajse 45 milionë euro, por gjithashtu do t’i kalojë PSG-së 20% të shifrës së rishitjes se ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online