PSG në superformë, Tuhel merr masa për… duhanxhinjtë e ekipit!

PSG arriti një fitore të madhe kundër Liverpulit në Champions. 2-1 për djemtë e Tuhel, për të cilët shënuan Bernat dhe Nejmar. Ekipi francez është pranë kualifikimit më tej në kompeticionin europian dhe mjafton një fitore në ndeshjen e fundit kundër Cërvenes në Beograd.

Nëse në fushë po shkon gjithçka vaj, pasi dhe në kampionat PSG numëron 14 fitore në po aq ndeshje, Tomas Tuhel ka marrë një masë të re për ekipin. Trajneri njihet për rreptësinë e tij, është gjerman nuk mund të jetë ndryshe.

Ai ka vendosur të heq pirjen e duhanit brenda qendrës stërvitore të ekipit. Tuhel u ul në verë në stolin e PSG, ndërsa vuri re në fillim se cigarja konsumohej pa problem dhe brenda qendrës së ekipit. Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer dhe gjermani ka vendosur t’i thotë stop.

Një masë e marrë për të mirën e ekipit dhe shëndetit të lojtarëve. Ata që e konsumojnë duhanin, mund të vazhdojnë ta bëjnë, por jo më përpara Tuhelit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *