Trajner i PSG-së Tomas Tuhel e ka bërë të qartë se skuadrës së tij i duhet një mesfushor cilësor. Tekniku gjerman e di mjaft mirë se për të fituar një trofe si Champions League, skuadra e tij duhet të jetë te kompletuar në çdo repart dhe jo vetëm në sulm e në mbrojtje.
Për të zgjidhur këtë problematikë, drejtuesit e PSG-së menduan fillimisht të sillnin në Paris brazilianin Alan, por Napoli kërkoi 80 milionë euro për kartonin e lojtarit, çka zmbrapsi me menjëherë parisienët.
Tani vëmendja ka kaluar te kampionati anglez. Idriza Gana Gueje i Evertonit dhe Abdulaje Dukure i Uotfordit, janë lojtarët në “radarin” e PSG-së. Të dy mesfushorët njihen si lojtarë të kompletuar, të cilët kanë pasur eksperienca të mëparshme në kampionatin francez.