Adrien Rabiot është pothuajse një lojtar i Barcelonës, ndërsa PSG ka gjetur zëvendësuesin e tij. Kampionët e Francës po kërkojnë prej kohësh një emër të madh për mesfushën e Tuhel. Objektivi i tyre është Alan i Napolit dhe “Corriere dello Sport” raporton se PSG ka ofruar 80 milionë euro për kartonin e brazilianit.
Napoli po reziston dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e 27-vjeçarit, i cili është një nga pikat më të forta të ekipit të Ançelotit. Por, Napoli nuk dëshiron të jetë i papërgatitur dhe ka përgatitur ofertën për… Nikolo Barelën. 21-vjeçari i Kaljarit është një nga lojtarët më të talentuar italianë, por për të interesohet prej kohësh dhe Interi, por dhe klube të tjera.
Zikaltrit kanë raporte të mira me drejtuesit e ekipit sard, menaxheri i Barelës është i njëjti që gëzon të drejtat e Naingolan, madje dhe vetë mesfushori dëshiron një kalim tek Interi. Megjithatë, De Laurentis, presidenti i Napolit, ka gati një ofertë tunduese për Kaljarin: 20 milionë euro dhe kartonët e Ounas dhe Rog.