PSG gjen shpëtim te Juventusi, pranë akordit për mbrojtësin

Krahu i  majtë i mbrojtjes është kthyer në një shqetësim shumë të madh për ekipin e PSG-së. Kampionët e Francës kanë humbur tërësisht besimin te mbrojtësi  Leivin Kurzava, i cili do ta nisë sezonin e si zgjedhje e dytë. Me shuma gjasa titullari i ardhshëm i  parisienëve do të jetë braziliani Alkes Sandro.

Sipas medies franceze “RMC”, klubi në pronësi të sheikëve nga Katari ka depozituar në zyrat e Juventusit një ofertë që kap shifrën e 40 milionë eurove, por torinezët nuk kanë ndërmend ta lëshojnë futbollistin mëngjarash pa të paktën 50 milionë euro.

Me shuma gjasa, gjetja e gjuhës së përbashkët midis palëvë është vetëm çështje kohe. Braziliani 27-vjeçar ka zhvilluar një sezon mesatar dhe madje, në një periudhë humbi vendin e titullarit ndaj ganezit Azamoah. Një rënie ekstreme nëse marrim në parasysh, se në gushtin e vitit të kaluar, Juventusi refuzoi një ofertë “faraonike” prej 80 milionë eurosh nga klubi i Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online