PSG është e pandalshme, por ka alarm për Kavanin

0

Golat e Kilian Mbape dhe Nejmar, në fundin e ndeshjes, i dhuruan Paris Seint Zhermain fitoren e 12-të me radhë në Ligën 1 franceze. Kryeqytetasit triumfuan 2-1 përballë Lilës, duke u konfirmuar të pandalshëm dhe praktikisht pa rivalë në kampionat.

Një ecuri perfekte ajo e PSG, që kryeson me pikë të plota dhe thellon rekordin e fitoreve në startin e kampionatit. Një sukses i rëndësishëm, përpara ndeshjes së Champions League në fushën e Napolit, por mbi të gjitha një ndeshje që praktikisht e vret garën në Francë, sepse me fitoren ndaj ndjekësve më të afërt në renditje, ekipi i Tukel e ka rritur në 11 pikë diferencën nga Lila.

Megjithatë, mes festës dhe entuziazmit, te Paris Seint Zhermen vazhdon alarmi për Edinson Kavanin. Sulmuesi uruguajian e ndoqi ndeshjen nga tribuna. Tregues se, problemet në kofshë vazhdojnë ta shqetësojnë. Kjo bën që sulmuesi të rrezikojë seriozisht duelin me ish-skuadrën e tij.

Ideja fillestare e teknikut Tukel dhe e stafit mjekësor ishte që Kavani të qëndronte të paktën në stolin e rezervave ndaj Lilës dhe ndoshta ta aktivizonte për pak minuta në fushë. Në këtë mënyrë, shpresohej se lojtari do të ishte i gatshëm për sfidën me Napolin, por tashmë duhet parë nëse të martën, “El Matador” do të jetë mes të grumbulluarve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.