Nuk paguan detyrimet, legjendës braziliane i konfiskohet pasaporta

Edhe tashmë që është larguar nga futbolli i luajtur, Ronaldinjo vazhdon të përbëjë lajm. Për lëvizjet magjike që nuk i ka humbur, por edhe për një tjetër arsye. Gjykata e Rio Grande do Sul vendosi ti konfiskonte pasaportën ish-yllit brazilian, por edhe të vëllait të tij, Asis.

Shkak është bërë se ata nuk paguan detyrimet financiare ndaj shtetit, sipas vendimit të dhënë në vitin 2015, për një ndërtim të paligjshëm në Porto Alegre. Ndërtimi ishte bërë në një zonë të mbrojtur për arsye ekologjike, ndërsa me kalimin e kohës, duke përfshirë edhe kamat-vonesat, detyrimet arritën shifrën e 8,5 milionë reais, e barazvlefshme me afro 2 milionë euro.

Avokati i vëllezërve Asis, Serxho Kueiroz, njoftoi se do ta apelojë vendimin e gjykatës, për sekuestrimin e pasaportës së legjendës së Barcelonës dhe përfaqësueses braziliane. Sipas përfaqësuesit ligjor, “konfiskimi i pasaportave ishte një masë e jashtëligjshme, e cila shkel të drejtat kushtetuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online