PSG e tepron tani, 100 milionë për një mesfushor

0

PSG ende nuk e ka mbyllur merkaton dhe nga Anglia vjen një lajm se francezët po planifikojnë të bëjnë një ofertë për mesfushorin Kristian Eriksen të Totenhemit. Klubi anglez nuk ka bërë asnjë lëvizje këtë verë dhe me mbylljen e merkatos nuk kanë asnjë opsion për ta zëvendësuar danezin.

“Express” raporton se PSG po përgatit një ofertë që shkon në 100 milionë sterlina. Eriksen ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2020 dhe për të oferta pritet të bëhet para fundit të këtij muaji, që përkon edhe me mbylljen e merkatos.

Sigurisht që Totenhemi do bëjë gjithçka që ta mbajë në ekip Eriksenin, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të londinezëve. Nga ana tjetër PSG është gati të shesë dy lojtarë dhe të marrë në ekip 26-vjeçarin. Angel Di Maria dhe Julian Draksler parashikohet që të jenë ata që do të “sakrifikohen” nga francezët.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.