Provokimi i “ish”-it të Anglisë: Festimi i Klop? Murinjo do ishte dënuar… 25 ndeshje!

Jurgen Klop nuk e përmbajti vetën gjatë derbit të fituar në minutat shtesë kundër Evertonit. Origi përfitoi nga një pasiguri e Pikford, portierit të kombëtares angleze dhe shënoi golin e fitores për Liverpulin, duke dërguar tifozët në ekstazë. Mes tyre dhe trajneri gjerman, i cili u fut në fushë duke vrapuar nga lumturia dhe festoi me portierin Alison.

“Pushtimi” i fushës nuk lejohet në Angli dhe Klop u dënua me 8 mijë sterlina. Veprimi i tij solli kritika të shumta, por kishte dhe nga ata që i dolën në krah. Si mund të përmbash vetën, kur mposht “armiqtë” e urryer të njëjtin qytet me një gol në minutat shtesë?!

Paul Merson, ish-mesfushor i Arsenalit dhe kombëtares angleze, ka lëshuar një deklaratë interesante s ai përket veprimit dhe gjobës së Klop. 50-vjeçari ka folur për “Sky Sport”, duke theksuar se Federata e vendit ishullor bën disa diferencime midis personazheve të ndryshëm.

Paul Merson

Le ta themi në këtë mënyrë: nëse do të ishte Murinjo në vendin e Klopit, portugezi do të ishte dërguar direkt në tribunë, sapo të kthehej në stol. Të gjithë e adhurojnë Klopin, madje dhe tifozët e Mançester Junajtid. Unë kam frikë se Zhoze Murinjon do ta dënonin me 25 ndeshje, nëse do të bënte një gjë të tillë”, përfundon Merson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online