Daniel Riçiardo i rrëmbeu vendin e parë kolegut të tij Maks Vershtapen në xhirot e fundit në provat zyrtare të pistës së Meksikës. Australiani i skuderisë Red Bull regjistroi xhiron më të shpejtë duke e vendosur kronometrin në 1:14.759, kohë kjo vetëm 0.026 sekonda më e shpejtë se ajo e vendosur nga holandezi Vershtapen.
Luis Hemilton u mjaftua me vendin e tretë, ndërsa Fetel u rendit në vendin katërt. Pesëshja e parë kompletohet me finlandezin e Mercedes Valteri Botas. Ky ishte ‘Pole Position’ i tretë në karrierën e australianit Daniel Riçardo, i cili në të shkuarën e kishte arritur këtë dy herë në pistën e Monakos.
That was some pole lap by @danielricciardo ?
Here it is, in all its glory ?#MexicoGP ?? #F1 pic.twitter.com/mhI6lIISyj
— Formula 1 (@F1) October 27, 2018