Protesta që do të zhvillojë opozita ditën e nesërme në kryeqytet ka bërë që sfida e programuar për t’u luajtur mes Tiranës dhe Luftëtarit, të shtyhet për ditën e dielë. Lajmi është zyrtar, teksa klubi bardheblu ka njoftuar edhe mediat për diçka të tillë. Të shtunën ishte programuar të luhej prej orës 17:00 dhe orari do mbetet i njëjtë.
“Përshëndetje, fillimisht ju njoftojmë se ndeshja Tirana – Luftëtari, për shkak të protestës që zhvillohet nesër, do të luhet ditën e diel. Konferenca e sotme e trajnerit Ardian Mema, zhvendoset për nesër (E Shtunë) në të njëjtin orar, 13:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”. Faleminderit”, njofton klubi bardheblu.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22
E premte, më 15 shkurt
Ora 18:00 | Teuta-Kukësi
E diel, më 17 shkurt
Ora 14:00 | Laçi-Partizani
Ora 14:00 | Kamza-Kastrioti
Ora 17:00 | Flamurtari-Skënderbeu
Ora 17:00 | Tirana-Luftëtari