Pronarët italianë drejt zhdukjes, sheikët arabët pranë klubit të famshëm

Futbollit italian po i pakësohen gjithnjë e më shumë pronarët vendas. Investitorët e huaj po vërshojnë drejt Serie A dhe klubi më i fundit që mund të ndërrojë flamur në aspektin e pronësisë është Sampdoria.

Pronari aktual i klubit nga qyteti i Xhenovës, producenti Masimo Ferrero, po kalon disa vështirësi financiare në biznesin e tij parësor, atë të kinemasë. Një ndër kinematë më të famshme në Itali, “Cinema Adriano”, që është në pronësi të tij mund t’i konfiskohet nga bankat për shkak kredive të pashlyera.

Sipas “Lettera43” dhe “Repubblica”, në këto javë po përgatitet shitja e klubit për vlerën e 180 milionë eurove. Oferta milionere ka ardhur nga Arabia Saudite dhe personi që do t’i besohet menaxhimi i Sampdorias pas blerjes nga sheikët arab do të jetë ish-drejtori sportiv i Romës dhe Interit, Ualter Sabatani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online