Xhenaro Gatuzo, me gjithë pasionin dhe grintën që tregon teksa drejton Milanin, nuk pritet të vazhdojë sezonin e ardhshëm. Ivan Gazidis, drejtori i përgjithshëm kuqezi, po pregatitet për të sjellë në Milano atë që i nxorri kampion për herë të fundit, Masimiliano Alegrin. Italiani do të drejtojë sot për herë të fundit Juventusin, për të qenë më pas me pushime.
Milani mbetet një alternativë e mundshme për strategun italian. Ai është shprehur se do të shohë me vëmendje projektin dhe organikën e lojtarëve të klubit që do i ofrohet që ofronin sukses të menjëhershëm. Parisi dhe Bajerni ishin alternativat e vetme. Francezët lançuan sot rinovimin me Tomas Tuhel, ndërsa Bajern nuk e sheh të përshtatshmë që Alegri të jetë në krye të kampionëve gjerman.
Projekti i ri i Milanit mund të pëlqehet nga livornezi. Njohja e ambientit mund të jetë një shtysë. Sipas mediave italiane, Gazidis është takuar me Alegrin. Nuk ka pasur objektiva të vëna nga drejtori i Milanit, por ka premtuar se do të bëhen lëvizje në merkato. Alegri nuk e ka hedhur poshtë idenë e rikthimit, duke lënë gjithçka për t’u parë.