Një ndër ndeshjet më të bukura në historinë e Mançester Junajtid është finalja Champions-it të vitit 1999. “Djajtë e kuq” përmbysën 2 – 1 gjermanët gjatë kohës shtesë me dy gola me autor Tedi Sheringam dhe Ole Gunar Solskjaer.
Ajo mbrëmje e magjishme do të përsëritet sërish, kësaj radhe në “Old Trafford”. Më datë 26 maj në tapetin e “teatrit të ëndrrave do të zbresin në fushë pjesa më e madhe e protagonistëve të asaj ndeshjeje.
Megjithatë më e veçanta e këtij takimi është rikthimi i Sir Aleks Ferguson në krye të pankinës së Junajtid që prej dorëheqjes në maj të vitit 2013. Gjithashtu dhe pankina e Bajernit do të ketë një legjendë si Otmar Hicfeld.