Profecia e presidentit: Piatek do të luajë një ditë me Milanin!

Kristof Piatek nuk njihej nga askush deri në fillimin e këtij sezoni. Xhenoa ishte klubi që besoi shumë te sulmuesi polak dhe pagoi 4 milionë euro tek ekipi i Krakovias për kartonin e 23-vjeçarit. Sulmuesi e nisi me një poker golash në Kupën e Italisë, ndërsa më pas vërshuan golat në kampionat.

Lojtari ndodhet në kuotën e 13 golave në Serie A (ka shënuar dhe 6 në Kupë), ndërsa tashmë do të luajë me Milanin në vazhdim. Marrëveshja nuk është zyrtare, por Leonardo ka arritur akordin me klubin xhenovez dhe Piatek do të vijë për të zëvendësuar Higuainin dhe për t’i dhuruar gola tifozëve të ”Djallit”.

Zizi Boniek

Kohë më parë presidenti i Federatës Polake të Futbollit bëri një kompliment për Piatek, madje arriti të parashikonte të ardhmen e tij. Zizi Boniek u shpreh se po flasim për një djalosh që i ka të gjithë cilësitë për të luajtur në të ardhmen me Milanin, ose me Realin e Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online