Takimi i dytë i finales së Kupës Libertadores midis River Plejt dhe Boka Xhuniors pritej të ishte një reklamë për futbollin në vendin amerikano-jugor, por ka rezultuar krejt e kundërta. Tifozët e River Plejt kanë sulmuar autobusin e Boka Xhuniors, duke dëmtuar disa prej lojtarëve.
Videot e lojtarëve të Bokës duke qarë në dhomat e zhveshjes kanë bërë xhiron e botës. Të gjendur para kësaj situata ekstreme, institucioni më i lartë i futbollit në Amerikën e Jugut, “CONMEBOL”, vendosi që ta shtyjë takimin për një orë. (ora 18:00 lokale, ora 22:00 shqiptare ).
A efectos de cumplir con el cronograma de la final, el partido empezará a las 19:15 horas.
— CONMEBOL.com (@CONMEBOL) November 24, 2018
Por në një njoftim të dytë është bërë e ditur se ndeshja do të shtyhet për në orën lokale 19:15 (23:15 me orën shqiptare).