Arsenal dhe Çelsi do të luajnë finalen e Europa League në Baku të Azerbajxhanit me 29 maj. Ka gjasa që topçinjtë të udhëtojnë pa marrë me vete Herik Mkitarian. 30-vjeçari është nga Armenia. Shteti armen dhe Azerbajxhani janë në konflikt me njëri-tjetrin dhe nëse Mkitarian shkon në Baku do të rrezikonte jetën. Arsenal ka kërkuar nga UEFA masa të veçanta sigurie për futbollistin.
Nëse futbollisti nuk do të sigurohet, drejtuesit e klubit nuk do të rrezikojnë për ta marrë atë në finale. Kështu tifozët kanë një ide shumë origjinale për të bërë që edhe pse jo fizikisht aty, prezenca e armenit të ndihet. Gjashtë mijë ultras do të veshin maska me fytyrën e Mkitarian dhe do t’i shfaqin ata në minutën e 7-të dhe 77-të.