Inter afroi në merkaton e verës Lautaro Martinez, i cili shihet si një ndër talentet më premtues të futbollit argjentinas. Në sezonin e tij të parë me fanellën zikaltër, “demi”, siç quhet ndryshe, nuk ka arritur të jetë protagonist, pasi nuk ka marrë shumë minuta.
Përveç faktit që nuk po merr minuta sa duhet, për Lautaron duket se fati nuk i ka buzëqeshur dhe jashtë fushe. Ditën e sotme, sulmuesi argjentinas ka përplasur një biçikletë, teksa udhëtonte me automjetin e tij tip “Porsche Boxter”.
Gruaja e aksidentuar është transportuar menjëherë drejt spitalit ku ka marrë ndihmën e parë. Siç thuhet 37-vjeçarja nuk është në gjendje të rëndë. Aksidenti i ndodhur është duke u shqyrtuar nga oficerët e policisë lokale.