VIDEO | Subotiç “lahet në gjak”, e godet shoku i skuadrës

Neven Subotiç është detyruar të lërë fushën e blertë pa kaluar ende gjysmë ore lojë. Qendërmbrojtësi i Sant Etien është dëmtuar nga portieri i tij në ndeshjen kundër Bordosë, që po luhet në Francë për llogari të javës së 16-të.

pas një krosimi në zonë, portieri Rufier ka dalë dhe e ka grushtuar topin. Por, siç zakonisht dalin portierët, gjuri i tij ka qenë i ngritur. Subotiç ka qenë në trajektoren që portieri i Sant Etien përshkoi dhe ka marrë një goditje të fortë me gju.

Serbi ka përfunduar i shtrirë përtokë dhe është dashur ndërhyrja e mjekëve. Mbrojtësi nuk ia ka dalë të luajë më dhe është zëvendësuar në minutën e 29-të. Tashmë ai është nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe shpresohet të mos ketë diçka serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online