Ditët jo të mira për Barcelonën nuk kanë mbaruar, pasi së fundmi se është dëmtuar një nga lojtarët më të rëndësishëm. Bëhet fjalë për sulmuesin Luis Suarez, i cili do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta rreth 6 javë.
Kjo për shkak të një dëmtimi që ai ka pësuar në menisk. Uruguaiani tanimë duhet t’i nënshtrohet terapisë deri në rikuperimin e plotë. Suarez kështu e ka mbyllur sezonin dhe ndeshja më e rëndësishme që humbet është finalja e Kupës më Valencian.
Trajneri Ernesto Valverde do të gjejë një zgjidhje, pasi alternativat te Barcelona janë të shumta. Eliminimi nga Championsi i ka inatosur katalanasit, që do kërkojnë të paktën ta mbyllin me një tjetër trofe sezonin. Titullin kampion e kishin siguruar më parë.