Absurde, Arsenali: Zhgënjim i madh, çfarë t’iu themi tifozëve?

Arsenali dhe Çelsi do të përballen mes tyre në finalen e Ligës së Europës, që zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit me datë 29 maj. Stadiumi ka një kapacitet prej 68700 tifozësh dhe UEFA ka vendosur t’iu shpërndajë ekipeve nga 6 mijë bileta. Një numër shumë i vogël, që “Topçinjtë” e cilësojnë zhgënjyes.

Jemi informuar nga UEFA se të dy klubet do të marrin nga 6 mijë bileta për finalen e Ligës së Europës. Po diskutojmë me ta që të marrim më shumë bileta për tifozët tanë. Kjo shpërndarje zhgënjyese na vë në vështirësi ekstreme me tifozët tanë besnikë.

Kemi rreth 45 mijë abonime sezonale dhe 180 mijë anëtarë zyrtarë. Shumë prej tyre na kanë ndjekur kudo dhe nuk do të kenë mundësinë për të shijuar finalen në stadium”, shkruhet në komunikatën e Arsenalit. Klubi nxori edhe çmimet e biletave që variojnë nga 26, 43, 78 dhe 121 sterlina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online