Bashkia e Vlorës kujtohet për Flamurtarin, teksa së fundmi i ka dorëzuar një shkresë klubit. Konkretisht, Drejtoria e Koordinimit të Projekteve dhe Investimeve të Huaja, ka komunikuar në rrugë institucionale me klubin vlonjat.
Synimi? “Propozime në ndërhyrjet e nevojshme legjislative, për thellimin e reformave në Sport”, kjo është lënda e shkresës së dorëzuar në klubin Flamurtari dhe kërkohen mendime për të bërë ndryshime ligjore. Privatizimi është zgjidhja, sikurse edhe e ka thënë edhe vetë administratori Idrizi. SportEkspres.com ju sjell edhe shkresën e dorëzuar në klubin vlonjat.