Seminar me arbitrat e talentuar, UEFA zbarkon në Shqipëri

0

Sektori i arbitrimit në FSHF, në bashkëpunim me sektorin përkatës në UEFA, organizuan këtë javë një seminar me arbitrat talente në Shqipëri. Në këtë seminar, UEFA ishte pjesëmarrëse me instruktorin e saj Darko Ceferin nga Sllovenia, ndërsa 20 arbitrat talente ishin perzgjedhur nga kategoria e Parë dhe e Dytë, në bazë të moshës dhe performancës që ata kanë paraqitur në ndeshjet e kategorive të ndryshme.

E veçanta e seminarit ishte mënyra e konceptimit të orës së leksionit, që u zhvillua në grupe. Të gjithë pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime dhe në vendimarrjet e situatave të ndryshme. Një nga temat e diskutimeve ishte dhe ajo e ndryshimeve të shumta të Rregullores së Lojës, ndryshime që do të implementohen që prej datës 1 qershor të këtij viti.

Ndryshimi më i madh ka ndodhur përsa i përket Rregullit 12, “Faullat dhe sjelljet e pahijshme”, ku prekjet e topit me dorë të konsideruara si shkelje ose jo, do të pasqyrohen ne rreshtat e këtij rregulli, gjë që deri tani ka qenë në kuadër të instruksioneve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.