Prishtina i përgjigjet Feronikelit, triumfon edhe Flamurtari

Feronikeli dhe Prishtina vijojnë në distancë luftën për titull. Të dyja skuadrat luanin sot në transferta dhe kanë fituar me rezultatin e ngushtë 0-1. Skuadra nga Drenasi iu fal një goli të shënuar nga Kastriot Rexha që në pjesën e parë.

Për Prishtinën kishte një kundërshtar më të vështirë. Drenica rezistoi deri në minutën e 89-të, kur Khalid arriti të shënonte golin e fitores për skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa. Tre pikë të artë për bardhekaltrit, që ruajnë diferencën prej dy pikësh me Feronikelin kryesues.

Ndeshja me më shumë gola ishte ajo mes KEK-ut dhe Flamurtarit. Këta të fundit, edhe pse e panë veten në disavantazh në fillim, arritën që në fund të merrnin pikët e plotë me rezultatin 3-4. Nimani ishte ai që shënoi i pari, ndërkohë që skuadra nga Prishtina barazoi me Shillovën dhe më pas kaloi në avantazh me Bruqin.

Gjithsesi pjesa e parë u mbyll 2-2, pasi Veliu për KEK-un shënoi golin e barazimit. Në të dytën ishte Krasniqi i Flamurtarit që realizoi dy herë dhe i çoi shifrat në 2-4. Në fund pati edhe një gol tjetër, teksa ishte Berisha i vendasve që me penallti shënoi.

IPKO SUPERLIGA – JAVA 14

Drenica-Prishtina 0-1
Shënues:
Khalid 89’

KEK-u – Flamurtari 3-4
Shënues:
Nimani 7’, Veliu 31’, Berisha 89’ (pen.) / Shillova 10’ (pen.), Bruqi 27’, Krasniqi 47’, 77’

Ballkani-Feronikeli 0-1
Shënues:
Rexha 27’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *