Debutimi i hidhur i Grezdës, shtylla i mohon golin

Eros Grezda luajti si titullar për herë të parë në fomacionin e Gllazgou Rejnxhërs. Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk mund të lërë shenjë në transfertën ndaj St. Mirren, që u mbyll me triumfin e skuadrës së Stivën Xherard me rezultatin 2 – 0.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare u aktivizua deri në minutën  e 55-të. Gjatë pjesës së parë Rejnxhërs u dominuan nga kundërshtari. 23-vjeçari u shfaq i rrezikshëm në fillim të pjesës së dytë, kur gjuajtja e vetme e tij u ndal nga shtylla, por pak minuta më vonë do të vinte dhe zëvendësimi i tij me sulmuesin portugez Kandeiash, i cili shënoi dhe golin që i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën 80-të.

Ndërkohë në rrjetet sociale tifozë të shumtë të “gjigantit” skocez janë shprehur të pakënaqur me paraqitjen e Grezdës, duke theksuar se për të janë paguar 2 milionë paundë dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online