“Princi” thuajse i ikur, e duan në Principatë

0

Klubi i Monakos ka qenë shumë aktiv në merkato me afrimin e një sërë talentesh nga kampionati francez. Por, në planet e skuadrës nga principata mbeten dhe lojtarët me eksperiencë.

Sipas “Sky Sports” nënkampionët e Francës janë shumë pranë firmës me mesfushorin e Juventusit Klaudio Markizio. “Princi” ka dhe një ofertë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me ardhjen e Emre Xhanit te ekipit torinez, hapsirat për Markizion janë reduktuar ndjeshëm dhe shanset për një lamtumirë midis tij dhe klubit të zemrës janë më të larta se kurrë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.