Interi “heq qafe” Ederin, pagë monstruoze në Kinë

Pas dy vitesh e gjysmë në Milano, Eder lë zyrtarisht Interin dhe shkon në Kinë.

Sulmuesi italo-brazilian, tashmë 31 vjeç, ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur sot për Xhiangsu Suning, duke qëndruar në shtëpi, sepse është klubi që ka të njëjtin pronar me Interin.

Klubi zikaltër del me fitim, sepse arkëton 5.5 milionë euro nga një sulmues që praktikisht ishte rezervë edhe vjet dhe në sezonin e ri nuk do luante fare, me ardhjen e Lautaro Martinez.

Megjithatë, më i lumturi duhet të jetë Eder, sepse ka firmosur një kontratë për dy-vjeçare, me 13 milionë euro neto në total, shifër kolosale që e bëjnë shumë të ëmbël fundin e karrierës për një sulmues që ka luajtur edhe me kombëtaren italiane, por që asnjëherë nuk është bërë një yll në Serinë A, aq sa në gjithë transferimet në karrierë vlera e kartonit nuk e kaloi kurrë shifrën e 10 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online